Tritol në makinën e Suad Licit/ E heqin forcat xheniere, fitili ishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat xheniere kanë bërë të mundur zhvendosjen nga makina e Suad Licit të lëndës plasëse që iu vendos administratorit të Vllaznisë mëngjesin e sotëm.  Ata kanë konstatuar se fitili ishte djegur.

I vendosën tritol poshtë makinës, flet Suad Lici: Ndoshta lidhet me…

Ndërkaq, më herët, vetë Lici është shprehur se nuk ka konflikte me askënd, edhe pse ndoshta eksplozivi mund t’i jetë vendosur për shkak të detyrës. Ndërsa ka shpjeguar se ai merret vetëm me mbarëvajtjen e formacionit dhe se ai zbaton direktivat e drejtuesve të klubit.

Ndoshta lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personi përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve”, ka thënë Lici.

I pyetur nga gazetarët, nëse ky është një lloj presioni që ai të largohet nga administrimi i klubit “Vllaznia”, Lici është shprehur se “do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë”

Në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka takuar administratorin dhe është shprehur se gjendja në Shkodër nuk është e qetë.

Të fundit

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh,...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Lajme të tjera

Web TV