5 muaj pa paga/ Naftëtarët e Ballshit: Kemi dalë për bukën e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë pagat e pa paguar të 5 muajve. Në rast se nuk plotësohet kërkesa naftëtarët do të hyjnë në grevë urie deri sa të marrin të gjitha pagat e prapambetura.

“Kemi 5 muaj pa marrë pagat dhe duan një zgjidhje nga kompania e cila nuk përgjigjet”-shprehen naftëtarët.

Naftëtarët shprehen të zhgënjyer dhe thonë se nëse nuk marrin zgjidhje do të hyjnë në grevë urie pa afat duke iu bashkuar punonjësve të nënstacionit të pompimit në Poçem.

“Jemi të zhgënjyer, duam zgjidhje afatgjatë. Nëse nuk marrim zgjidhje do hyjmë në grevë urie. Greva e urisë do jetë pa afat. Duam të dimë çfarë do bëhet me fatin tonë. Kemi detyrime, duhet të shlyejmë energjinë elektrike. Kemi fëmijët në shkollë, javës tjetër duhet të paguajmë këstin.

Presim një takim në orën 14:00. Greva e urisë është e pashmangshme sepse ne duam zgjidhje për problemet tona. Të thuash falimentoi nafta, ku në gjithë botën trondit tregjet financiare këtu ka pikëpyetje. Duam të shlyejmë pagesat e prapambetura.

Kemi dalë të kërkojmë bukën e fëmijëve tanë e që dinjiteti i naftëtarit të mos nëpërkëmbet më”, deklaruan naftëtarët.

Të fundit

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Lajme të tjera

Web TV