Garimi për kreun e BKH/ 8 kandidatët përballë makinës së të vërtetës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata tashmë janë reduktuar në 8 persona dhe do të vijojnë garimin përgjatë ditëve në vazhdim. Garimi tashmë është në një fazë specifike që lidhet me dinjitetin dhe karakterin e secilit prej personave që do të vendoset për të drejtuar atë që konsiderohet edhe si FBI-ja jonë.

Nesër deri ditën e premte do të zhvillohet faza e testimit me makinën e së vërtetës (poligrafin) për 8 të kualifikuarit për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për çdo kandidat. Testimi mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t’ia përcjellë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta emëruar kreun e ri të BKH-së. Sipas ligjit kreun e BKH-së e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi të kenë përfunduar të gjitha testimet që janë përcaktuar për tu kryer.

Janë zyrtarët e BKH-së  që hedhin dritë mbi faktin se çfarë do të thotë kjo fazë e re në të cilën do të kalojnë garuesit, që tashmë kanë rënë në 8 persona. Sipas të dhënave makina e së vërtetës bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.

Lexo edhe :  Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar

1-Aida Veizaj (Hanaj)
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV