Policia bllokon makinën e blinduar të Safet Bajrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës sqaroi me anë të njoftimi se ka shoqëruar në komisariat një automjet të blinduar në pronësi të Safet Bajrit, një emër i njohur për policinë në qytetin verior.

Automjeti rezulton i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.  Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit./O.S

Të fundit

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me...

“Putin s’është burr i keq”/I dërguari i Trump hedh poshtë planin e kryeministrit britanik

Plani i kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer, për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, është hedhur poshtë nga...

“2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S’u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me deputetë dhe kandidatë për deputetë të PS në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama...

Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Ambasada e amerikane: Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën do të dëbohet!

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm duke përcjellë mesazhin e qartë se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV