Kalaja e Tiranës, Bashkia nis prishjen e moteleve brenda territorit

Veliaj flet për prishje motelesh në qendër të kryeqytetit.

Në këtë mënyrë Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e ndërtimeve pa leje brenda territorit të Kalanë së Tiranës.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj duke postuar dhe fotot përkatëse në rrjetet sociale.

Fillon lirimi i pjesës së dytë te Kalaja e Tiranës – largohen motelet me orë e çibanët mbi mure, për ta dyfishuar hapësirën e transformuar nga rigjenerimi urban” shkruan Veliaj. “Kush sulmon Bashkinë e Tiranës për ndërhyrjet, çudi që nuk flet kurrë për motelet e zaptuesit aty” shprehet ai.

“Kalaja e Tiranës”, prej kohësh është kthyer në një atraksion turistik.