Kur në Shqipëri njerëzit nuk i tremben fare ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh kemi dëgjuar se në Shqipëri nuk ka ligje, po e vërteta është se ligjet janë por nuk zbatohen. Ne kemi ligje të mira edhe për kërcënimet për shkak të detyrës.

Një deklaratë “kërcënuese” e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Skerdjan Dhuli dhe një ndjekëses së tij është interesant.

Dhuli ka kujtuar kohën kur PD bënte protesta para Kuvendit një vite më parë. Në “Facebook” e tij, Dhuli ka bërë një kërcënim të hapur për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ne nuk harrojme ! Sot nje vit nga gazi helmues i Sander Lleshit ndaj grave, femijeve, bijve e bijave shqiptare qe nuk i nenshtrohen autokrqcise Rama. A mendon do harrojme veprimet prej kamikazi gjakftohte te ketij ? Jo per perendi JO. Se sic e di edhe ti o Llesh, cfare nuk lahet sot, shkruhet ne defter. Dhe dita ku do lahen te gjitha, nuk do mungoje,” shkruan Dhuli.

Një nga ndjekëset e Dhulit që jeton në Itali i ka tërhequr vëmendjen politikanit se një deklaratë e tillë në Itali do të dënohej me burg.

Ne Itali e tille ligjerate quhet kercenim dhe ne mos ne burg, gjobe te majme mer.
Kjo ne rast se i drejtohesh individit. Ne kete rast i je drejtuar ministrit te brendshem!
Te kalbin ne burg. Per ne Shqiperi se di si funksionon nese kercenon nje punonjes te shtetit
,” shkruan komentuesja.

Dhuli i përgjigjet komentueses se është i gatshëm që të bej burg për gjera të tilla.

Por, kanosja për shkak të detyrës dënohet më burg si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali.

Në Kodin Penal, në nenin 238, shkruhet se “Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Pra si në Shqipëri dhe në Itali, ligjet janë thuajse të njëjta, por frika dhe respektimi i tij janë me vite dritë larg.

Të fundit

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia...

‘Dy standarde’ , Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen,...

Takimi i “shekullit”, Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

Kremlini ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump nëse presidentët rusë dhe amerikanë...

Nga Gaza në Ukrainë, paqja duket gjithmonë jashtë arritjes

Vrasja dhe masakrimi i të pafajshmëve është e pafalshme. Atëherë, pse në botë lejohet të vazhdojë? Përgjigjja është relativizmi moral. Simon Tisdall* Kërkimi për paqe në...

Nëse u vodhën 300 mijë vota, pse PD nuk mbledh dot 300 protestues në shesh?

Besimi i qytetarëve shqiptarë tek Sali Berisha ka humbur plotësisht, por tashmë ai ka humbur edhe besimin e të vetëve, pasi PD nuk mbledh dot as...

Lajme të tjera

Web TV