Masakër në Itali, shqiptari gjendet i pajetë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Porto Sant-Elpidio në Itali. Gazeta ‘Il Resto del Carlino’ thotë se një 30-vjeçar është vrarë brutalisht me thikë. Ngjarja është lajmëruar nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit. Asgjë nuk mund të bënin mjekët për ta shpëtuar për shkak se plagët ishin të shumta dhe të thella.

Janë banorë të zonës të cilët thonë se personi që është i pajetë në rrugë është shqiptar. Nuk dihet nëse ai është vrarë aty, apo trupi i pajetë është sjellë në atë vend. Ndërkohë mediet kanë publikuar fotot e para nga vendi i ngjarjes të cilat tregojnë se personi që dyshohet që është shqiptar banon në një zonë afër vendit të ngjarjes.

Policia dhe prokuroria italiane kanë marrë në duar faktet e para dhe dëshmitë e personave që e kanë konstatuar trupin e pajetë, ndërkohë që gjithë zona është tronditur nga ky krim. Të dhënat flasin për një zonë të qetë e cila është e populluar nga turistë dhe rrallë ndodhin akte të rënda. Policia po kërkon të dhëna mbi viktimën, jetën e tij dhe personat me të cilët është shoqëruar. Për momentin nuk ka të dhëna mbi identitetin e personit të vrarë po mediat italiane tregojnë se shqiptari kishte shumë goditje thikash në trup dhe në pjesën e qafës.  n.k./Fjala.al/

 

Të fundit

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV