“Më kanë bërë hero”, Xhaka tregon bujarinë e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Taulant Xhaka ka treguar se pse ka zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe për mënyrën sesi trajtohen futbollistët shqiptarë nga tifozët e tyre.

Në një intervistë për median gjermane “T-online.de”, mesfushori i Baselit ka thënë se ai nuk mund të priste më shumë kohë për t’u thirrur nga Zvicra.

Ke lindur në Zvicër, ti ndihesh rehat këtu, por zgjodhe të luash për Shqipërinë?

FSHF-ja u interesua shumë herët për mua dhe unë dëshiroja të provoja veten në niveli ndërkombëtar në një moshë të re. Nuk ka qenë vendim kundër Zvicrës. I jam mirënjohës këtij vendi që mirëpriti familjen time. Unë u linda dhe u rrita këtu. Por, doja të fitoja eksperiencë me ekipin kombëtar sa më shpejt të ishte e mundur dhe për fat të keq nuk qe Zvicra.

Ndërsa për tifozerinë shqiptare, Xhaka tha se as ushqimin e tij nuk e paguan në restorante, pasi tregohen bujarë dhe i trajtojnë shumë mirë futbollistët.

Çfarë reputacioni ke si futbollist i lindur në diasporën shqiptare në Shqipëri?

Në Shqipëri janë shumë të dhënë pas skuadrës kombëtare. Si ekip kombëtar, ata të kthejnë menjëherë në një hero folklorik. Për këtë arsye shkoj në restorante të ndryshme në Shqipëri dhe atje më paguajnë porositë. Reputacioni që atletët profesionistë shqiptarë, të cikët përfaqësojnë vendin tonë është i jashtëzakonshëm./Fjala.al/

 

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV