Meta mbështetje Kurtit: Taksa nuk mund të vazhdojë, reciprociteti po

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dhënë mbështetje qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të hequr taksën 100% ndaj produkteve serbe, por për ta zëvendësuar atë me reciprocitet.

“Besoj se zoti Kurti ka një vizion, ka një qartësi. Taksa është tashmë e qartë se nuk mund të vazhdojë në të ardhmen si një mjet efektiv, por padyshim që heqja e saj duhet të sjellë garanci se Serbia nuk do të sillet më në mënyrë diskriminuese ndaj Kosovës. Që nga fillimi i dialogut ka fituar vetëm Serbia duke hapur negociatat, ndërkohë që nuk i qëndroi angazhimeve. Reciprociteti është një masë serioze dhe një parim i pakontestueshëm”, theksoi Meta.

Sa i përket mini-shengenit ballkanik, Meta tha se ajo është iniciativë e pamenduar.

“Duket që është një iniciativë e pamenduar mirë dhe e fragmentuar për të qenë e suksesshme. Mendoj se në kuadër të Procesi të Berlinit mund të ishte më e suksesshme”, tha Meta.

Ç’po paralajmëron Meta? “Ky Parlament, njëherë e përgjithmonë jashtë Kushtetutës”

Dudushi-Metës: Nuk përfaqësoni më unitetin e popullit. Jeni i vetmuar

Të fundit

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

Lajme të tjera

Web TV