Partizani me mungesa në sfidën me Bylisin, titullari humbet ndeshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Partizanit vjen me një mungesë të ndjeshme në mbrojtjen në takimin me skuadrën e Bylisit që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00.

Të kuqtë fitona takimin me Laçin në transfertë me rezultatin 3-1 dhe do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në sfidën e radhës për të qëndruar pretendentë për titullin.

Barazimet e marra së fundmi nga Tirana dhe Kukësi duket se i favorizon shumë “Demat” e kryeqytetit, mirëpo në ndeshjen me Bylisin Partizani nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin titullar Eneo Bitri.

Bitri nuk mund të luaj të në këtë takim, pasi ditën e djeshme plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke marrë katër të tillë.

Duke parë nivelin e Bylisit, kryeqytetasit do e kenë shumë të vështirë takimin me ta dhe duket se kjo mungesë e komplikon akoma më shumë. Megjithatë në vend të Bitrit pritet që të kuqtë të vendosin rumunin Dejan Boldor, i cili erdhi me bujë të madhe te ky klub, por performanca e tij ishte zhgënjyese./Fjala.al/

Të fundit

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik...

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

Lajme të tjera

Web TV