Pritja presidenciale, Thaçi relakson raportet me Kurtin dhe Osmanin (foto)

Për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në orët e mbrëmjes, presidenti Hashim Thaçi, ka organizuar një pritje.

Thaçi është parë përsëri duke shtrënguar duart me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Madje me këtë të fundit u ndalë që të ndërrojë dy-tri fjalë duke dhënë kështu sinjale se raportet e tyre po përmirësohen.

Ishte Osmani ajo që mori vëmendje para disa ditëve kur zhvendosi fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi, pasi u fut në zyrën e kryeparlamentarit.

Osmani gjithashtu njihet për një qasje antagoniste ndaj presidentit të tanishëm, dhe kundërshtoi ashpër në kohën kur partia e saj e votoi atë për president.

Ndërsa në anën tjetër sot Kurti dhe Thaçi shtrënguan duart për herë të parë para kamerave. Të dytë njihen si rivalë të mëdhenj politikë, dhe rivaliteti i tyre ekziston  prej kohësh.