Gjyqtarit të dosjes ‘339’ i hiqet mbrotja!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e opinionit publik dosja e bujshme në të cilën gjenden emrat e personave me më influencë në botën e krimit. Por kësaj here bëhet fjalë për mbrojtjen e gjyqtarit që firmosi urdhër-arrestet e prokurorisë. Gjyqtari, Bib Ndreca ka qenë në mbrojtje të posaçme,e për shkak të rrezikshmërisë së emrave të kësaj dosjeje, por me sa kuptohet në fundjavën që lamë pas atij iu ka komunikuar heqja e kësaj sigurie.

Madje sipas të dhënave në arsyetimin e dhënë për gjyqtarin është mësuar fakti se tashmë personat e rrezikshëm janë në qeli ndërsa pjesa tjetër nuk përbëjnë asnjë lloj rreziku për të. Bib Ndreca ishte në mbrojtje të posaçme që pas firmosjes së urdhër arresteve për grupin Avdylaj! Ndërkohë që zyrtarisht nuk bëhen të ditura arsyet e heqjes së mbrojtjes fizike, mësohet se gjyqtari do të bëjë kërkesë për ta rikthyer sërish këtë masë.

Në dosjen 339 është përgjuar edhe ish-kryabashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit doli pak ditë më parë në emisionin opinion me kryeministrin Edi Rama i cili e pranoi publikisht që Dakon e kishte mik. Madje ai tha se edhe nëse do të shkojë në burg, ai sërish do jetë miku i tij, duke e marrë në mbrojtje në një farë mënyrë kryebashkiakun “de juro” të Durrësit.

Por pavarësisht se Ndrecës iu hoq mbrojtja mësohet se në mbrojtje vijojnë të jenë dy prokurorët e çështjes, të cilët nxorën edhe përgjimet që u u bënë mbi këtë dosje. /Fjala.al/

Të fundit

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar...

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen...

Lajme të tjera

Web TV