Rinis protesta në Astir, Balliu: Keni mbështetjen e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë rikthyer sërish protestat në Astir kundër projektit të Unazës së Re.

Protestës së sotme i është bashkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Ai është shprehur se po preken vetëm shtëpitë e të varfërve dhe jo ato të të oligarkëve dhe prokurorëve.

Balliu është shprehur se PD është me banorët dhe se kur të vijë në pushtet të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për këtë krim shtetëror.

Nuk preken shtëpia e prokurorëve, shtëpitë e oligarkëve. Këtu nuk ka shtet. Këtu ka një shtet që ka vjedhur votat me drogën. Është krimi që ëhstë i lidhur me ta. PD ka një kontratë më banorët e Astirit dhe do t’i qëndrojë asaj deri në fund. Ky pushtet arriti derisa përdori plumbat e gomës kundër grave dhe fëmijëve. Keni mbështetjen e PD-së pa limit. PD në qeveri do ta ndjekë këtë çështje. Koha ku në Shqipëri nuk mbahet përgjegjësi ka mbaruar. Të gjithë do të vihen para drejtësitë. Këtu bëhet fjalë për jetën e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për pak beton dhe zhavorr, por për miliona euro. Ne do t’i vëmë para përgjegjësisë kur të jemi në pushtet, deklaroi Balliu.

Të fundit

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Lajme të tjera

Web TV