Tragjedia në Bulqizë, ekspertët ende pa përgjigje për tri vdekjet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për tragjedinë në Ostren, ku humbën jetën tre pjesëtarë të familjes Tola ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e ekspertëve mjeko-ligjor. Ata po merren me detaje të dala nga ekspertimi i trupave të pajetë ndërkohë që ende nuk janë në gjendje të tregojnë se çfarë shkaku iu ka marrë jetën.

Sipas të dhënave që vijnë nga prokuroria mësohet se nuk janë përjashtuar nga hetimi dhe verifikimi asnjë lloj dyshimi që është mësuar për gjatë ditëve të pas tragjedisë. Nga spitali “Nënë Tereza”, në të cilin gjendet vajza e mbijetuar ende nuk ka të dhëna konkrete nga dëshmia e saj, ose të paktën hetuesit nuk kanë mundur të shquajnë asnjë element konkret që lidhet me ngjarjen e rëndë që tronditi gjithë vendin.

Asfiksia, helmimi nga pakujdesia po edhe ndonjë helmim i qëllimshëm janë edhe dyshimet e para në të cilat është përqendruar prokuroria, ndërkaq bëhet me dije se janë marrë dhe depozituar me dhjetëra dëshmi që nga njerëzit e afërt të familjes e deri tek banorët e fshatit.

Vdekja e Rajmondës, Rudinës dhe Fatjonit vazhdon të jetë e mbuluar me mister!në shtëpinë e tyre është gjendur edhe një shishja me pesticideve që thuhet se përdoret për insektet e patateve. Nuk dihet nëse kjo shishe është e blerë kohë më parë apo kohëve të fundit, pasi ndoshta gruaja ka menduar për të mbjellat e pranverës. Vajza e mbijetuar fatmirësisht ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar, kur pritet që t’i bëhet edhe një konsultë psikologjike dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ajo nuk ka qenë në dijeni për tragjedinë që i ka ndodhur, duke humbur nënën, motrën dhe vëllanë në të njëjtën ditë dhe nuk dihet nëse e ka mësuar këtë lajm të trishtë. Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, u përcollën në banesën e fundit dy ditë më parë, e ndërsa Merita, tashmë jashtë rrezikut për jetën do t’i bëhet krah babait së tij, Ylber Tola, i cili ishte emigrant sezonal në Greqi. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV