Yzberisht/ Aksidenton dy kalimtarë dhe ia mbath me vrap, policia e…  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me pasojë plagosjen e dy kalimtarëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Yzberisht. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar dhe si rezultat ka goditur dy kalimtarë të rastit, një djalë dhe një vajzë, përkatësisht 29 dhe 25 vjeç. Këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në momentin e aksidentit 39-vjeçari ka braktisur makinën dhe është larguar me shpejtësi por më pas është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:10, në ” Yzberisht” , në rrugën “Kadri Rroshi”, shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV