Berisha: Rama “peng” i Beogradit, mbështeti dorëzimin e territoreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Rama është shndërruar në argat të Aleksandër Vuçiç. Ai solli në kujtesë faktin që Edi Rama kundërshtoi idenë e Albin Kurtit për makro-shengenin shqiptar, para se të krijohet mini-shengeni ballkanik.

Esat Toptani i ri me atë deklaratë nxori gjithçka. U tha shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë se marrëdhëniet tona kalojnë nga Beogradi. Ai nxori esencën e Mini-Shengenit të Jugosllavisë së re të përgatitur nga Vuçiç, dhe dhënë këtij argati për ta popullarizuar. Ky tha që s`mund të ketë makroshengen shqiptar pa Mini-Shengen Ballkanik. Kjo do të thotë se dy vende të pavarura nuk mund të kemi marrëdhënie ne pa Serbinë.

Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhtisë. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd. 

A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve

Boris Tadiç ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se: rajoni i Ballkanit kërcënohet nga nacionalizmat serbe. Edi Rama është pjesë e nacionalizmit serb. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit.

Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e priti Kurtin”, tha Sali Berisha në studion e emisionit “Tempora”.

Të fundit

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Lajme të tjera

Web TV