Dalin detajet e reja/ Këto janë momentet e fundit të Jan Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ende nuk ka gjetur trupin e Jan Prengës, i cili u mor peng ditën e 17 janarit në Kamzë nga grupet e trafikut të drogës. Por, para se të merrej peng, Jan Prenga është shfaqur në orët e para të mëngjesit të 17 janarit në një lokal së bashku me një grua.Fotot e dala ditën e sotme, tregojnë Prengën i cili është parë në një lokal së bashku me një grua në lagjen ku banonte në Kamzë. Së bashku me gruan ai ngrihet dhe largohen nga lokali.Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte, pasi më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”, prej ku është torturuar deri në vdekje e më pas është zhdukur, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i tij.

Sipas policisë, Jan Prenga u rrëmbye nga grupet e trafikut të drogës të cilat e futën forcërisht në një “Range Over” të vjedhur. Prenga ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak. Për këtë ngjarje një pjesë e grupit të rrëmbyesve janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Të tre këta persona rezultojnë emra të njohur për drejtësinë, pasi Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, Hajri është pronar i resortit luksoz “Golden”, ku u mor peng Prenga, ndërsa Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge. Ky i fundit dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit edhe pse ai e ka mohuar të ketë gisht për një ngjarje të tillë.

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV