Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku është ende në arrati, por do të fillojë gjykimin në mungesë. Gjykata e Tiranës vendosi sot të nisë shqyrtimin gjyqësor. Nga një denoncim nga Partia Demokratike se Agim Kajmaku kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Shteti helen e shpalli të pafajshëm por ishte e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte shpallur në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin ai e fshehu këtë rast dhe më pas ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë detyrën.

Ai u shpall në kërkim pasi kur KQZ e shkarkoi, ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua pak ditë më parë.

Në të gjitha seancat në Gjykatë Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati ndërkohë që është në arrati.  Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV