Hallelujah, shqipja dhe turqishtja me 5.000 fjalë të përbashkëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Pas një revolucioni gjuhësor, ku u punua për pesë vite me radhë, vendosjes së shqipes në baza shkencore dhe krijimi i një standardi, gjithçka u mbyll në vitin 1972 me një Kongres Drejtshkrimi.

Mirë apo keq, i qartë plotësisht në ndërmarrjen e vet apo tërësisht i debatueshëm, ai Kongres vazhdon të jetë në fuqi edhe sot, e nuk ka pasur një të dytë që ta zhbëjë atë, apo ta rivlerësojë.

Më pas, në mënyrë periodike, fjalori i gjuhës u mundua të pastrohej nga mbetjet e fjalëve të huaja, përgjithësisht nga turqishtja, që ishin futur si pykë në një gjuhë shumë të vjetër dhe shumë të veçantë siç ishte shqipja.

Por prej 30 vitesh gjuha shqipe është lënë në harresë, më përjashtim të punës së disa gjuhëtarëve, të cilët kanë botuar vepra shkencore në mënyrë të pavarur.

Ndaj sot shqipja ndihet e rrezikuar nga dyndja e fjalëve të huaja, ku një pjesë e kemi të importuar nga gjuhët latine, por një dyndje më e madhe ka ardhur nga bota anglo-saksone, edhe si pasojë e mospërshtatjes së terminologjisë shkencore.

Sot, na duhet të mburremi, se shqipja dhe turqishtja kanë jo pak, por 5000 fjalë të përbashkëta. Dhe për këtë ia ka vlejtur të mbahet edhe një konferencë me sloganin “Turqishtja, gjuha e tolerancës në Ballkan”.

Sa për informacion kjo konferencë është zhvilluar në qytetin e Shkodrës dhe kishte në fokus fjalët e përbashkëta midis gjuhëve.

Për më shumë se kaq, Konferenca në fjalë është zhvilluar me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke dhe shqiptare dhe studiuesve nga vende të ndryshme të rajonit, ku morën pjesë 6 kumtues nga 5 shtete: Turqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Konferenca “Turqishtja, gjuha e tolerancës në Ballkan” vjen në një kohë kur vetë shqiptarët nuk arrijnë të organizohen për të mbajtur një konferencë, thjeshtë dhe saktë vetëm mbi gjuhën shqipe.

Lexo edhe :  Dumani i burgosur trazon politikën, ish-ministri në aferë?

Duke iu referuar lajmeve dhe kronikave televizive, citoj Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha: “Ne ndajmë elemente të përbashkëta gjuhësore me vendin tonë vëlla Shqipërinë, ku posedojmë një histori të gjatë dhe një prejardhje të gjerë kulturore. Turqishtja dhe shqipja përmbajnë më shumë se katër mijë fjalë, shprehje dhe idioma të përbashkëta. Mund të mendohet se kjo shifër e fjalëve të përbashkëta dyfishohet…” etj,

Ndërsa drejtori i institutit turk “Yunus Emre”, në Shkodër, Zafer Kıyıcı u shpreh: “Shteti Osman filloi një zhvillim serioz dhe me aktivitete kulturore në rajon në strukturën e tij shoqërore, rendin shtetëror, edukimin dhe filozofinë e pasur të artit. Bashkëjetesa në më shumë se 500 vite ka prekur çdo fazë të jetës…”, etj.

Po t’i referohemi fjalëve të mësipërme, na duhet të pranojmë se jemi osmanizuar aq shumë, sa pas “500 vjetëve vëllazërim, nuk i kemi shkulur dot as me një të ngulur të flamurit”. Pra kultura osmane na qenka shtruar këmbëkryq në këtë pjesë të botës që quhet Gadishulli Ilirik.

Nëse një fjalë shumë e bukur shqipe si “nënkresë” nuk ka arritur të marrë qytetarinë e duhur dhe në vend të saj vazhdojmë sot e gjithë ditën të përdorim fjalën “jastëk” na duhet të pranojmë gjithashtu se oratorët e Konferencës “Turqishtja, gjuha e tolerancës në Ballkan” kanë plotësisht të drejtë, që pushtimin osman ta cilësojnë si “bashkëjetesë” dhe ne si shqiptarë të na cilësojnë “vëllezër e kaluar vëllezërve”.

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV