Hynte shtëpi më shtëpi/ Kapet duke vjedhur skifteri i Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar i cili vidhte shtëpi të ndryshme në kryeqytet. I arrestuar me inicialet B.Ç e kishte kthyer vjedhjen e shtëpive në një zanat pasi ishte dënuar edhe më parë për këtë vepër penale.

37-vjeçari me banim në Babrru kishte vjedhur edhe disa banesa përgjatë vitit 2019, ndërsa sot është kapur në flagrancë nga shërbimet e e Komisariatit  të Policisë Nr.1 në Tiranë.

Njoftimi i policisë: Kapet dhe arrestohet nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1 ,  një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash.

37-vjeçari i kapur në flagrancë me precedentë të mëparshëm penal. Zbardhen dhe dokumentohen dhe tre raste të tjera të vjedhjes në banesa  të kryera gjatë vitit 2019  po nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për  kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe  informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e  personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave  të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

Të fundit

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995,...

Walt Whitman do ta urrente këtë

Nga Elisa New Në vitin 1865, poeti Walt Whitman pyeti: O ç’të vendos në muret e dhomës? Dhe ç’piktura të var nëpër mure, Për të stolisur shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV