Bënin namin me vjedhjet/ Policia kap “skifterin” shqiptar, shoku i tij arratiset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka identifikuar autorët e 7 vjedhjeve në zonën e Thesprotisë dhe ka arritur të vërë në pranga një prej tyre. Policia fillimisht ma tentuar të ndalojë dy persona në aksin Perdhika – Parga, të cilët dyshoheshin se kishin vjedhur një orë dore në një banesë në Perdhika.

Pas ndjekjes është arritur të kapet një prej të dyshuarve, i identifikuar si Adenis Binjaku, 30 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër, i identifikuar më pas si Arben Qosja, 49 vjeç, arriti të largohej duke shfrytëzuar errësirën dhe zonën e pyllëzuar.

Hetimet e mëtejshme të policisë zbuluan se ata janë autorë të vjedhjeve të 7 banesave në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në përiudhën 27-31 mars. Nga këto banesa të dyshuarit kanë arritur të marrin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

Gjatë kontrollit personal të Adenis Bibjakut, i cili rezulton se ndodhej në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm, janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, çift dorezash, orë dore, celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba./O.S

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV