Hyri me furgonin e të burgosurve në byrektore, pranga shoferit të burgjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale H.H., i cili një ditë më parë teksa drejtonte makinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u përplas me një “benz”. Ndërsa për drejtuesin e “benz-it” u referuan materialet në Prokurori. Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë mjeti i burgjeve përfundoi në një byrektore në anë të rrugës. Për pasojë një efektiv i angazhuar për shoqërimin e të burgosurve mbeti i plagosur lehtë. Julian Verboshi u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku burimet thanë se nuk ka asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë të burgosurit, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur, u transportuan me mjete të tjera të drejtorisë së burgjeve.

Fati i ka shpëtuar punonjësit e byrektores pa u shtypur nga mjeti i burgjeve pasi ka hyrë deri afër me vendin ku punonin gratë. Sipas të dhënave të policisë ka qenë një manovër e gabuar konkretisht e drejtuesit të burgjeve që ka bërë të mundur përplasjen e pastaj devijimin për në dyqanin e byrekëve. Për fatin e mirë të gjithë kanë shpëtuar pa pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin! n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV