Khan: Nuk ka streha të sigurta për militantët në Pakistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kundërshtuar sërish akuzat se shteti që ai drejton është duke strehuar militantë dhe ka insistuar që qeveria e tij ka bërë “gjithçka” për të ndërmjetësuar procesin e paqes në shtetin fqinj, Afganistan.

“Normalisht, ka ekzistuar një ide që forcat e sigurisë në Pakistan kanë pasur politikën e tyre dhe qeveria ka pasur politikë tjetër. Kjo gjë nuk ekziston më në Pakistan”, ka thënë Khan më 17 shkurt, në një konferencë në Islamabad, duke shënuar 40 vjet prej kur qindra mijëra afganë kanë hyrë si refugjatë në këtë shtet.

Pakistani shihet si çelës i zbatimit të marrëveshjes eventuale për paqe në Afganistan. Zyrtarët amerikanë dhe ata afganë kanë akuzuar për kohë të gjatë agjencinë pakistaneze të spiunimit për strehim të militantëve talibanë.

Islamabadi në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht akuzat. “Pavarësisht situatës në të kaluarën, tani mund t’ju them se të gjithë ne duam paqe në Afganistan”, ka thënë Khan.

Ai ka thënë se me 2.7 milionë refugjatë afganë që jetojnë në Pakistan, është e pamundshme që deklarohet se nuk ka pasur militantë të fshehur mbrapa tyre, ndonëse sipas kryeministrit, qeveria e tij ka bërë gjithçka që ka mundur për të parandaluar sulmet në Afganistanit, duke përfshirë ndërtimin e ndalesave kufitare.

Ndërkohë, i dërguari amerikan në bisedimet për Afganistan, Zalmay Khalilzad, ka thënë se “është optimist” për arritjen e marrëveshjes për paqe me talibanët. Shfi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka thënë në një takim të ministrave më 17 shkurt, se talibanët janë pajtuar për ulje të shkallës së dhunës në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për paqe me Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe :  E rëndë/Nata e ndërrimit të viteve 3 persona humbin jetën nga shpërthimi i fishekzjarreve

Kjo marrëveshje është thënë se mund të arrihet më 29 shkurt. Megjithatë, sulmet kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës, pasi talibanët kanë vrarë të paktën pesë ushtarë afganë në provincën Kunduz./REL

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV