1.15 mld eurot/Rama: Për Shqipërinë jam gati të vishem edhe me lecka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar edhe si një sukses të tijin personal arritjen e mbledhjes së shumës së jashtëzakonshme prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama theksoi mbrëmjen e kësaj të marte, se ai përdori të gjitha lidhjet e tij të ndërtuara në vite ndërsa saktësoi se ai është i gatshëm të vishet edhe me lecka për Shqipërinë.

“Besoj se kjo që kemi arritur përtej shumë, është edhe një moment i bukur për Shqipërinë dhe imazhin e saj ndërkombëtarisht. Nuk është njësoj si të të besojnë dhe mos të të besojnë kur të financojnë”, u shpreh Rama në emisionin ‘Real Story’.

I pyetur se sa u investua ai personalisht për të arritur mbledhjen e fondeve për tërmetin, Rama u shpreh se “100 për qind në gjithçka, edhe në nivelin institucional, edhe në nivelin personal, por edhe përmes lidhjeve të ndërtuara në vite. Për Shqipërinë jam gati të vishem edhe me lecka. Të shtrij edhe dorën fizikisht dhe nuk kam asnjë problem në këtë aspekt.”

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV