Nga taksa te Hashim Thaçi/Haradinaj tregon telashet e qeverisjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer të gjitha telashet që e kanë shoqëruaratë përgjatë mandatit të tij qeverisës. Ai tregon të gjithë ‘armiqtë’ me të cilët është përplasur në Kosovë dhe Serbi.

Haradinaj shpjegon se ka pasur ftohje të raporteve me Presidentin Hashim Thaçi për një kohë të gjatë, ndryshe nga marrëdhëniet që ka pasur dhe vijon të ketë me Kadri Veselin, Behgjet Pacollin e Fatmir Limajn.

E kemi pasur një ftohje me presidentin Thaçi për një kohë, e jo me zotëri Veselin, Limajn apo Pacollin në partneritetin qeverisës. Kemi një ftohje edhe me Listën Serbe, ata u nervozuan nga koha e arrestimit të Marko Gjuriçit, pastaj ushtria, taksat. E kanë një mos pajtueshmëri, pastaj ndodhen edhe arrestimet për vrasjen e Ivanoviçit. Të gjitha këto sollën një acarim me Listën Serbe, por sido që të jetë besoj se koalicioni si koalicion hiq Listën Serbe e cila është distancuar, nuk është pjesë e qeverisjes, prapë ka qëndrueshmëri dhe korrektësi brenda nesh”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për IndeksOnline.

Ndërsa, për ekipin negociator, Haradinaj ka thënë se Qeveria po përgatit një marrëveshje gjithëpërfshirëse për negocimin me Serbinë. Ai thotë se nuk është larg për të gjetur një zgjidhje sa i përket kësaj çështje.

Qeveria e bën materien, i nxjerr ato të dhënat, materialet, informatat, e përgatit librin e madh me të gjithë kapitujt. Por negocimin e këtij libri me palën e bën delegacioni, presidenti, ata që janë të ngarkuar, parlamenti. Në fakt, qeveria është duke e kryer punën e vet intensivisht me e përgatit marrëveshjen gjithëpërfshirëse, për çdo temë të ndërsjellë. Shembull vetëm në ekonomi mund të jenë mijëra faqe dhe ne po e përgatisim atë. Kontratën Kosovë- Serbi për njohje dhe për pranimit ë marrëdhënieve në këtë fushë apo atë fushë. Unë e kam mirëprit një zhvillim të ri të PSD, që ti ofroj Kosovës një dalje nga bllokada, ku s’kemi mundur me ra dakord në parlament për të votuar një delegacion. E kam mirëprit edhe rezolutën e tyre, nuk kam vërejtje në ligj të tyre apo materie. Mirëpo besoj se nuk jemi larg për të gjetur një zgjidhje”, ka shtuar mes të tjerash Haradinaj.

Lexo edhe :  Rutte kritika SHBA-ve: Nuk janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se PDK ka qenë e hapur që të gjendet një zgjidhje për negociatat me Serbinë dhe se nuk ka pasur hezitim dhe nuk do të këtë për ekipin udhëheqës Limaj-Ahmeti.

PDK ka qenë shumë e hapur në vazhdimësi që të gjendet një formulë, që Kosova ta ketë një delegacion të vetin, që nga koha e propozimit të Limajt e deri më sot pra nuk ka pasur hezitim nga PDK, e nuk ka as tani hezitim Limaj-Ahmeti, pra besoj se do të arrijmë një marrëveshje”, ka deklaruar Haradinaj.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV