Përplasjet SHBA-BE mbi gjendjen e aleancës transatlantike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shprehën mendime të ndryshme mbi gjendjen e marrëdhënieve transatlantike pas Konferencës së Munihut për Sigurinë që u mbajt gjatë fundjavës dhe ku morën pjesë qindra udhëheqës politikë dhe ushtarakë. Evropianët akuzuan.

Uashingtonin për ‘kundërshtim të idesë së një komuniteti ndërkombëtar’, por Shtetet e Bashkuara thanë se aleanca është në gjendje të mirë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ekziston një mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë mbi atë se cili është saktësisht kërcënimi më i madh për demokracinë perëndimore.

A po lulëzon apo po bie Perëndimi? Për delegacionin amerikan diagnoza është e qartë.

“Perëndimi po fiton. Ne po fitojmë në mënyrë kolektive. Ne jemi duke e bërë këtë së bashku”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se dëshmi për këtë janë trupat amerikane që po mbrojnë kufirin e NATO-s me Rusinë dhe roli udhëheqës i Amerikës në mposhtjen e Shtetit Islamik.

Zoti Pompeo gjithashtu premtoi 1 miliard dollarë për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore që t’i japin fund varësisë ndaj gazit rus, dhe për rritjen e eksportit të gazit natyror amerikan.

Në anën tjetër të Atlantikut, diagnoza është e ndryshme. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Shtetet e Bashkuara po kalojnë një periudhë të “rishikimit të marrëdhënieve me Evropën”, dhe kontinenti duhet të marrë vetë përgjegjësinë për fatin e tij.

“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ne mendonim se vlerat tona ishin universale, se do të dominonim botën në një afat të gjatë, por kur hedh vështrimin nga 10-15 vitet e ardhshme shoh se do të ketë një presion gjithnjë e më të madh nga agjenda dhe vlera të tjera, që janë duke u rritur.”

Presidenti Macron tha se ka ardhur koha për një “dialog strategjik” me Rusinë. Ministri i Jashtëm rus tha në konferencë se ka ardhur koha për të “braktisur kultivimin e kërcënimit fantazëm rus.” Shumica e vendeve

Lexo edhe :  Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

evropiane thonë se ndërhyrja pushtuese e Rusisë në Ukrainë është dëshmi e rreziqeve reale.

Por, politika ndaj Kinës mund të jetë çështja që shkakton më shumë përçarje në marrëdhëniet transatlantike. Ligjvënësit amerikanë përsëritën paralajmërimet kundër lejimit të firmës kineze Huawei që të ketë rol në ndërtimin e teknologjisë 5G.

“Kjo ka të bëjë me zgjedhjen e autokracisë mbi demokracinë në fushën e informacionit.”

Fokusi këtë vit në temën e sigurisë kibernetike solli në skenë drejtuesin e Facebookut, Mark Zuckerberg, mes akuzave se platformat e mediave sociale po lehtësojnë shtetet si Rusia dhe Kina që të ndërhyjnë në demokracitë perëndimore.

“Ne ishim të ngadaltë në përpjekjet për të kuptuar llojin e informacionit dhe operacioneve që Rusia dhe të tjerët po ndërmerrnin në internet. Ne pezullojmë tani më shumë se një milion llogari të rreme në ditë në rrjetin tonë.”

Organizatorët e konferencës përshëndetën përparimin diplomatik në zona të tjera, përfshirë një takim publik midis presidentëve të vendeve rivale, Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Pati takime të nivelit të lartë edhe për Libinë dhe Sirinë, por me pak sukses.

Tema e konferencës ishte menduar të ishte rënia e supozuar e demokracisë perëndimore në mes të frikës në Evropë për marrëdhënie të tensionuara me Uashingtonin. Delegacioni amerikan i hodhi poshtë këto shqetësime, duke këmbëngulur se Perëndimi nuk kishte qenë kurrë në një gjendje më të mirë dhe e la konferencën me një mesazh të qartë:

Kina është kundërshtari numër një dhe aleatët evropianë duhet të jenë syhapur përballë këtij kërcënimi./VOA

Të fundit

Rritje historike/ Bitcoin arrin vlerën 109,000 dollarë pas fitores së Trump-it

Çmimi i Bitcoin-it ka kaluar sot kufirin e 109,000 dollarëve, duke arritur një nivel rekord historik. Gjatë 24 orëve të...

12 gjërat që mund të bëjë Presidenti i Shteteve të Bashkuara

Ai mund të dërgojë trupa jashtë vendit, por jo të shpallë luftë. Si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, presidenti mund të dërgojë trupa...

Ndryshimet në skemë/ Barazimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë!

Nga dy muaj në vit, do të bëhen katër, muajt e shtyrjes së moshës për pension për gratë. Ky është një tjetër ndryshim që po...

Valë ekstreme të ftohti, ekspertët parashikojnë temperatura kërcënuese

Ndërsa banorët e Kalifornisë jugore vazhdojnë të luftojnë kundër zjarreve, temperatura që kërcënojnë jetën janë regjistruar në shumë zona të SHBA. Shumë zona të SHBA...

GJKKO pritet të vendosë për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: I inskenuar nga qeveria

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë më shuëm detaje rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me gjykimin paraprak në GJKKO të dosjes Partizani, për...

Lajme të tjera

Web TV