VIDEO/ Vajza e fton në shtëpi. Vrasësi e godet 9 herë me thikë dhe ikën me duart plot me gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ngjarja e tmerrshme e cila tronditi Anglinë vitin e kaluar, ku një 19-vjeçar vrau në mënyrë makabre një adoleshente, kanë dalë detaje të reja.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentet e fundit të jetës së Megan Neëton, ndërsa ajo lejon vrasësin të futet në banesën e saj, vetëm disa orë para se të dhunohej dhe vritej brutalisht.

Pamjet tregojnë vajzën 18-vjeçare, duke qeshur me 19-vjeçarin Joseph Trevor, përpara se ta ftonte në shtratin e sj në Rrugën Fletcher në Stoke-on-Trent në Angli.Sipas mediave angleze, vajza e cila punonte edhe si trajnere futbolli lejoi Trevorin, djali i një ish-oficeri të policisë, të flinte në banesën e saj pasi ai i tha asaj se ishte shumë i dehur dhe kishte konsumuar drogë, për të shkuar në shtëpi te prindërit e tij.

Ashtu siç duket edhe në video Trevor e ndjek atë nga pas për në shtëpinë e saj në orën 3.45 të mëngjesit përpara se ai të dhunonte dhe të mbyste vajzën 18-vjeçare duke e goditur atë nëntë herë me thikë.

Pas vrasjes ‘së dhunshme ’, Trevor la trupin e saj të zhveshur në shtrat para se të largohej nga banesa e saj dy orë më vonë.

Ai shihet teksa largohet me qetësi, ndërsa hedh çelësin e derës së përparme në një park makinash.

Vajza e kishte njohur Trevorin, në Akademinë Trentham. Ky i fundit u burgos me burgim të përjetshëm pasi ai u deklarua fajtor për dy akuza për përdhunim dhe për vrasje.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV