Zylfije Haklaj: Berisha përdori Haradinajn për të më goditur, e konsideronte kriminel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2003, Zylfija largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt në luftën e Kosovës. Në kohën që ajo shkon në Suedi, vëllai i madh Hamdiu, ishte ndaluar pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Shqipërisë. Ai, ishte dënuar për vrasjen e vëllezërve Guxim dhe Besim Demaj në vitin 1993, ngjarje për të cilën Haklajt thonë se e ka kryer djali i tretë i familjes, Shkëlqimi, i vrarë në pritën e Qafë Luzhës.

“Në kohën që unë bëra intervistën, në atë kohë i kam treguar personelit kam thënë që akuzohem për një ngjarje në Shqipëri, pikërisht për datën 2 prill 2002, dhe u kam thënë që jam në Interpol ndërkombëtar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Më 3 Prill të vitit 2008 Zylfija dënohet ndërkohë në 16 Prill, ndalohet në Suedi nga policia. Për 6 muaj, ajo do të mbahej në paraburgim, teksa gjykata suedeze shqyrtonte kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Lexo edhe :  Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dhunën ndaj djalit të saj në mitingun e PD

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Aishe Haklaj: Fatmiri u tradhëtua nga bashkëshorti im, i gjeta paratë

Të fundit

Skandal me kreun e Marinën Britanike, jep dorëheqjen pasi iu zbulua lidhja me oficeren

Dorëheqja e kreut të Marinës, Admiral Ben Key, pas një hetimi të nisur kundër tij për një aferë me...

Video/ Anakonda gjigante filmohet në përruan pranë pyjeve të Amazonës?

Një video mahnitëse është shfaqur online, duke treguar një anakondë gjigante që zvarritet nëpër një përrua në pyjet e Amazonës. Pas përhapjes virale të...

Vrau 34-vjeçarin pasi i dhunuan prindërit, autori i krimit mbërrin në gjykatë!

Ka mbërritur në Gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu, krim i ndodhur...

Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

Ka nisur Giro d’Italia 2025, një nga garat më të mëdha dhe më prestigjioze të çiklizmit botëror. Kjo garë u krijua si iniciativë nga...

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka kryer 6 v vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera...

Lajme të tjera

Web TV