Fiskalizimi/ Afatet e reja për bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit mbi detyrimin për dokumentimin e transaksioneve që kryejnë. Në zbatim të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” dhe ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, çdo transaksion i kryer duhet të jetë i dokumentuar dhe justifikuar me dokument tatimor. Referuar kuadrit ligjor të mësipërm, për qëllim të dokumentimit të transaksioneve me para në dorë, tatimpaguesit mund të zgjedhin njërën nga  mënyrat e mëposhtme:

Tatimpaguesit e rinj të regjistruar pas hyrjes në fuqi të ligjit për fiskalizimin (pas datës 4 Shkurt 2020) deri më datën 31 Mars 2020 mund: të zgjedhin, të lëshojnë fatura sipas kërkesave të fiskalizimit; ose të zbatojnë dispozitat në fuqi të procedurave tatimore pra të vijojnë me përdorimin e pajisjeve fiskale aktuale.

Nga data 1 Prill, tatimpaguesit e rinj sërish mund të zgjedhin njërën nga këto mënyra (ndër to edhe sistemin e administratës tatimore) për të dokumentuar transaksionet, deri në zbatimin e plotë të ligjit sipas fashave të tatimpaguesve.

Tatimpaguesit ekzistues mund të zgjedhin që të lëshojnë fatura ose kuponë tatimorë, në përputhje me kërkesat e fiskalizimit osë nëpërmjet pajisjeve fiskale aktuale, deri në momentin e zbatimit të plotë të ligjit sipas fashave të tatimpaguesve.

Gjithashtu, ashtu siç përcaktojnë pika 2 e nenit 1 dhe pika 2 e nenit 18 të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” , pajisjet fiskale aktuale do të vijojnë të përdoren edhe pas implementimit të plotë të proçesit të fiskalizimit.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin detyrimet tatimore mbi dokumentimin e transaksioneve duke zbatuar procedurat dhe kërkesat e fiskalizmit ose të vijojnë me përdorimin e pajisjeve fiskale deri në momentin e zbatimin e plotë të ligjit të fiskalizimit.

Lexo edhe :  Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Fiskalizimi

Ne zbatim te Ligjit nr.87/2019, në varësi të llojit të të transaksionit, efektet e zbatimit të tij fillojnë:

më 1 shtator 2020, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë.

më 1 janar 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë,

më 1 janar 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë,

më 1 janar 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike,

më 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë

Ndërkohë që, nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, tatimpaguesit e rinj të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo në Administratën Tatimore, si edhe tatimpaguesit ekzistues, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV