I ndalohej të mbante armë/Kush ia dha pistoletën polices së Kosovës që vrau gjithë familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hije dyshimi vijojnë të shoqërojnë tragjedinë në Gjilan të Kosovës. Autoritetet nuk kanë arritur ende të zbardhin faktin se si zyrtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca arriti të nxjerrë armën nga kasaforta e stacionit policor, pasi ajo ishte pjesë e stafit civil dhe këta të fundit nuk mbajnë armë..

Personat e fundit që Valdete Bllaca kishte parë pasditen e së martës ishin tezja e saj me bashkëshortin.  Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta përpara se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, pasi i kishte vrarë familjarët.

Tezja e Valdetes Bllacës së bashku me e saj kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca në ditën tragjike, mirëpo te dera i ka pritur Valdetja, e cila nuk i lejua të hynin brenda.

“U ka thënë Valdetja se  familja e saj nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë e nuk mund t’i pranonte brenda”, thuhet në përgjigjen që një pjesëtar i familjes të së ndjerëve i tha Gazetës Express.

Tezja me bashkëshortin ishin përshëndetur dhe sa ishin bërë gati për t’u larguar nga shtëpia, kishin dëgjuar krismat e disa plumbave që Valdete Bllaca i derdhi mbi vetën e saj.

“Janë shokuar. Tezja e saj është në gjendje shoku. Nuk e dimë se përse Valdetja e bëri këtë veprim. Familja kanë qenë familje për t’i pasur lakmi”, i tha gazetës në kushte anonimiteti ky familjar i të ndjerëve.

Po si kishte arritur Policja të nxjerrë nga stacioni armën e sekuestruar?

Valdete Bllaca, ish-zyrtare e Policisë së Kosovës  e cila vrau dy vëllezërit dhe prindërit, ka pasur probleme mendore. Ajo ishte diagnostikuar me probleme të tilla për një kohë të gjatë.

Madje mjekët që janë marrë me të kanë zhvilluar terapi me të, ndërsa i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës që t’i caktojnë një post zyrtar por pa uniformë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 66% të votave me postë

Në rekomandim mjekët kishin sugjeruar që asaj t’i merrej edhe arma. Por, edhe pse arma i ishte marrë, dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me armën e saj zyrtare e cila nuk duhej të ishte në dispozicionin e saj. Askush nuk po i jep shpjegim se si arma ka përfunduar në dorën e Valdete Ballcës. Ajo dyshohet se e ka tërhequr atë nga kasaforta ku ishte e vendosur në stacionin policor.

Gazeta Express gjatë gjithë ditës ka provuar që të marrë ndonjë përgjigje nga ana e organeve të hetuesisë rreth këtyre dyshimeve. Mirëpo asnjëri nga ta nuk kanë dashur që të komentojnë mbi rastin duke thënë se po vazhdojnë hetimet.

Valdete Bllaca ish-zyrtare e Policisë së Kosovës vrau katër anëtarët e familjes së saj, babanë, nënën, dhe dy vëllezërit. Njëri nga vëllezërit Bllaca dyshohet se u vra në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë ku jetonte familja Bllaca. Ai u gjet pa shenja jete.

Vëllai  tjetër u gjet i shtrirë në korridorin e shtëpisë. Ndërkohë që njollat e gjakut kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë. Valdete Bllaca vijoi krimin e saj në dhomën e ndejës, aty ku gjendej babai i saj 70-vjeçar. E vdekur në ambientet e kuzhinës së shtëpisë u gjet edhe nëna e Valdetes, 64-vjeçare. Pas vrasjes së katër anëtarëve të familjes, Valdetja qëndroi për disa orë afër kufomave të tyre.

Më pas ajo i dha fund jetës së saj duke u vetëvrarë me armën me të cilën qëlloi anëtarët e familjes së saj. Ngjarja e cila vijon të hetohet, ka sjellë edhe pezullimin nga puna për katër punonjësit e Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur detyrën në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta, anëtarë të një familjeje.

Të fundit

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier-...

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë. Ata...

Berisha premton të kthejë taksën e sheshtë, çmimi i energjisë do ulet në 6 lekë/kw

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se...

Festë, urime dhe…punë/ Pamjet ‘ndryshe’ që na vijnë për 8 Mars nga Tirana (FOTOT)

Përtej urimeve, dhuratave dhe festimeve, rrugët e Tiranës paraqesin edhe një pamje tjetër në 8 Mars. Ndonëse dita e tyre, gratë dhe vajzat, sikurse çdo...

Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Megjithëse Fjoralba Ponari...

Lajme të tjera

Web TV