Ilir Meta kërcënon njeriun e Ramës: Dosja 184 do të duket lule nga faktet që do të nxjerr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet midis mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta jo vetëm kanë arritur kulmin por vijojnë të ashpërsohen gjithnjë e më shumë.

Pas kundërpërgjigjeve ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kreu i shtetit ka marrë në shënjestër edhe kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjën.

Duke iu referuar akuzave të opozitës ndaj Ulsi Manjës si i përfshirë në dosjen 184 për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, Meta thekson përmes zëdhënësit të tij se faktet e reja tronditëse do ta bëjë atë të harrojë dosjen e Dibrës. Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”, shkruan zëdhënësi i Ilir Metës Tedi Blushi.Ndërkaq, ditën e sotme Meta mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku bëri të ditur se do të bashkohet me shqiptarët datë 2 mars në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe do nënshkruajë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit.

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV