Nga Berisha te Kumbulla, këta 4 shqiptarë po shkëlqejnë te Seria A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seria A ka pasur gjithmonë numër më të lartë të lojtarëve me origjinë shqiptare sesa kampionatet e shteteve të tjera Europiane.

Etrit Berisha ka qenë gjithmonë një nga figurat më të lakuara, ndonëse kishte disa kohë që nuk ndodhej në formën e tij më të mirë. Portieri shqiptar i SPAL i është rikthyer tashmë statistikave të mira, duke ndikuar në rezultatet e skuadrës së tij, si dhe rezulton të jetë portieri me numrin më të madh të pritjeve, plot 120 raportojnë mediat italiane.

Berat Gjimshiti është vlerësuar si lojtari me numrin më të madh të topave të rikuperuar në Itali. Mbrojtësi i Atalantës, dhuroi edhe një asist që ndikoi në rezultatin e klubit të tij.

Ndërkohë, shqiptari tjetër, Thomas Strakosha, në lojën e Lacios ndaj Interit, është vendosur mes portierëve me “top pritjet”.

Në fund nuk mund të lihet pa u përmendur fenomeni Marash Kumbulla. Mbrojtësi 19-vjeçar i Veronas ka tërhequr vëmendjen e çdo skuadre këtë sezon me rezultatet e shkëlqyera që ka arrirë.

Ky vit mund të cilësohet pa frikë si viti i shqiptarëve në Serinë A./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV