SHBA e shqetësuar për 2 marsin? Yuri Kim takon Ramën, Metën dhe Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e paralajmëruar e presidentit Ilir Meta më 2 mars, në bulevardin kryesor të Tiranës, duket se ka ngritur shqetësim te përfaqësuesit e Amerikës në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim njofton pasditen e sotme se është takuar me liderët kryesorë në vend, Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën “për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara”.

Ambasadorja amerikane kërkon nga drejtuesit e shtetit që ndërmarrin hapa të rëndësishme “në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike”.

“Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, shprehet ambasadorja Kim.

Presidenti Meta njoftoi sot se do të nënshkruajë edhe një dekret gjatë protestës, por pa dhënë më shumë detaje.

Reagimi i plotë i ambasadores së SHBA-së

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.

Protesta e Ilir Metës, mediat ndërkombëtare: Kërkon rrëzimin e qeverisë

Frrok Çupi: Meta po planifikon eliminimin fizik të kryeministrit Rama

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV