Vdekja e adoleshentes shqiptare, prokuroria merr nën hetim mjekun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria italiane ka nisur hetimet ndaj një mjeku të urgjencës së spitalit Belcolle në Itali, në lidhje me vdekjen e mistershme të 17-vjeçares shqiptare Aurora Grazini. Mjeku po hetohet nën akuzën e vrasjes, siç bëjnë me dije mediet italiane. Adoleshentja shqiptare humbi jetën të shtunën, fill pasi kishte dalë nga spitali i Belcolles në Viterbo.

E reja ishte vizituar pasi kishte paraqitur shenja të gjendjes së ankthit dhe panikut. Në vizitën e saj mjeku i kishte këshilluar vajzës që të këshillohej me një psikolog, por një ditë më vonë, Aurora u gjet e vdekur në banesë nga prindërit e saj.

Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë mbi trupin e adoleshentes dhe deri më tani është hedhur poshtë teza e një vetëvrasje, pasi jo pak kohë më parë ishte ndarë nga i dashuri.

Dëshmitë e familjes dhe të të afërmve të saj tregojnë nuk kishte patur asnjëherë probleme me ankthin. Familja ka dëshmuar disa herë pasi prokuroria është e bindur se ata kanë dijeni mbi gjendjen e saj pasi ka dalë nga spitali.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV