Aksident në aksin Korçë-Voskopojë, një person i plagosur

Aksident Korçe Fjala.al
Aksident Korçe Fjala.al

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Autoritetet bëjnë me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin si pasojë ka mbetur i plagosur një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur..

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Fjala.al