Elbasan, FNSH dhe “Shqiponja” operacion të befasishëm

Gjatë mbrëmjes së të enjtes ka nisur një operacion i gjerë nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan.

Rreth 100 punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH-së, skuadrës “Shqiponja” dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik, janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Operacioni ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit.