Kopshtet dhe çerdhet, KLSH: Prindërit përballen me kosto të fshehura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërit që kanë fëmijët të regjistruar në kopshte apo çerdhe publike përballen me pagesa të fshehta përveç tarifë zyrtare ditore. Prindërve u kërkohen para për ujë, mjete didaktike, madje edhe për produkte që përdoren për higjenës personale të fëmijës. Kontrollit të Lartë të Shtetit ka kryer një auditim mbi efektivitetin e çerdheve dhe kopshteve është fokusuar në dy bashki, atë të Tiranës dhe Vlorës ku ka nxjerrë edhe konkluzionet.

Me shqetësim është parë transparenca e detyrimeve që lidhen me tarifimin e kostot e çdo prindi në çerdhe dhe kopshte. KLSH parashtron se tarifa për frekuentimin në çerdhe dhe kopshte përcaktohet me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe në këtë vendim përcaktohet se kjo tarifë mbulon ushqimin dhe paguhet një herë në muaj në varësi të ditëve që ka frekuentuar çerdhen ose kopshtin.

Nga shqyrtimi i këtij dokumentacioni vihet re se në dy rastet Tiranë dhe Vlorë ky vendim nuk shoqërohet me asnjë studim apo përllogaritje të kostove apo elementë të tjerë të marra në konsideratë për arritjen në këtë tarifë përfundimtare. Audituesit nënvizojnë se ajo çka bie në sy në të dy bashkitë është se tarifa në të dyja rastet është e njëjtë (130 lekë/ditë për çerdhet dhe 160 lekë/ditë për kopshtet) pavarësisht se niveli i të ardhurave në këto dy qytete është i ndryshëm.

Krahas kësaj mungese transparence nga auditimi në kopshte dhe çerdhe rezultoi se gjatë vitit shkollor prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit që administrojnë përgjegjësit e kopshteve dhe çerdheve u vu re se rregullisht në këto institucione mblidhen kontribute nga prindërit të cilët sigurojnë ujin e pijshëm, mjetet didaktike, të përditshme të fëmijës (letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje e orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer, soba ngohjeje, dhe riparim të tyre, arredim.

Lexo edhe :  BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Ky fenomen u has më i reduktuar në Bashkinë Vlorë ku për shkak edhe të nivelit të ulët të të ardhurave prindërit siguronin kryesisht mjete didaktike në pamundësi për orendi të tjera ndërkohë që nga dokumentacioni vënë në dispozicion Bashkia vetëm për vitin 2018 kishte shpenzuar mbi një milionë lekë për fishekzjarrë” thuhet në dokumentin e KLSH.

Po kështu shpenzimet sipas audituesve jo në të gjitha rastet janë shoqëruar me fatura ndërkohë që fondet e mbledhura administrohen nga përgjegjësit e kopshtit apo çerdhes dhe në raste të tjera nga bordi i prindërve. I njëjti auditim nënvizon se ka paqartësi apo mbivendosje sa i takon standardeve apo rregulloreve të aplikueshme në shërbimin e kopshteve dhe çerdheve kjo e lidhur me çështje të mjedisit, sigurisë, ushqimit apo higjienës.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV