Meta mesazh tjetër shqiptarëve për 2 marsin: Paralajmërimi i fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas konferencës së djeshme, presidenti, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh të dytë qytetarëve shqiptarë për 2 marsin.

Meta i ka bërë thirrje që t’i bashkohen atij në datën 2 mars, për ti dhënë paralajmërimin e fundit mazhorancës.

Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook”, kreu i Shtetit thotë se kokëfortësia e qeverisë për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë! Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruan Meta.

Të fundit

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Lajme të tjera

Web TV