Shullazi drejt lirisë/ KLGJ, ngërçi mund të lirojë kreun e bandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I akuzuar si kreu i bandës së gjobëvënësve, Emiljano Shullazi, mund të lerë qelinë, për shkak të ngërçit institucional që është krijuar në gjykatat e vendit. Procesi ndaj Shullazit po zvarritet prej disa kohësh, për shkak se nuk është vendosur ende nëse dy anëtarët e trupës gjykuese, Etleva Temo dhe Artur Kalaja, do të shqyrtojnë këtë dosje.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi emrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kjo e fundit iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke e pyetur nëse dy gjyqtarët Temo dhe Kalaja mund të ishin pjesë e procesit të Shullazit.Por, prej disa muajsh KLGJ nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke bërë që procesi të futet në ngërç. Lidhur me këtë ngërç, vetë gazetarja Lala iu drejtua KLGJ për ta pyetur për ngecjen e një procesi kaq të rëndësishëm, ku në përgjigjen e tij, ky institucion sqaron se çështja po trajtohet me seriozitet.

Duke iu përgjigjur interesit të “News24”, KLGJ lë të nënkuptojë se i është drejtuar Kuvendit me një shkresë për t’i kërkuar mendim. Ndërsa, sipas gazetares, të gjitha gjasat janë se do kërkohen ndryshime ligjore, duke bërë që çështja të shkojë drejt dështimit, nëse nuk merret një vendim i shpejtë nga KLGJ.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV