Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tri rastet kur Parlamenti shpërndahet, Meta dhe numrat…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa kreu i shtetit, Ilir Meta, po e intensifikon qëndrimin për shpërndarjen e Parlamentit, Kushtetuta jep vetëm tri raste kur kjo ndodh, por në situatën aktuale nuk ekziston asnjëra prej tyre. Interpretimi që po u bëhet numrave të deputetëve, ku aktualisht janë 122, ndërsa në Kushtetutë përcaktohet 140.

Në Kushtetutën e vendit, vetëm në tri raste parashikohet shpërndarja e Parlamentit dhe aktualisht në asnjë prej tyre nuk gjendet një pikë që Presidenti, me një dekret nga zyra e tij, të shpërndajë Parlamentin. Nëse e merr një nismë të tillë, minimalisht do të kemi kaos të fortë jo vetëm politik. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, klasa politike sot po i atribuon vetes “paprekshmëri” me nisma të cilat kapërcejnë kompetencat, edhe pse ato lënë gjurmë, ku në një kohë tjetër kur institucionet të funksionojnë, duke pasur si busull të vetme ligjin, shumë prej nismave, pa dallim, në qeveri, Presidencë apo edhe Parlament do të jenë të mjaftueshme për të hapur procedime penale.

Të gjithë flasin për “grusht shteti” dhe “atentat kushtetues”, por i vetmi institucion që do të “pushonte klithjet politike” është Gjykata Kushtetuese, e cila ka vetëm katër anëtarë nga nëntë të mundshëm, duke mos pasur aktualisht kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime. Ndërsa tensionet mes Presidentit dhe mazhorancës janë rritur, janë shtuar edhe zërat se Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin. Por a mundet ta shpërndajë kreu i shtetit Kuvendin dhe cilat janë rastet e përcaktuar në Kushtetutë për shpërndarjen e legjislativit? Ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta, përcakton qartësisht vetëm tri raste.

I pari i përket nenit 87, pika 5, dhe ka të bëjë me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në rast se zgjedhja dështon në të pesta raundet, Kuvendi shpërndahet vetë pa ndonjë dekret presidencial. Konkretisht në të thuhet: “Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij”.

Rasti i dytë që automatikisht çon në shpërndarjen e Parlamentit dhe humbjen e menjëhershme të fuqisë legjislative parashikohet kur Parlamenti dështon për të zgjedhur Kryeministrin e ri. Në një situatë të tillë, shpërndarja bëhet nga Presidenti, siç përcaktohet në nenin 96 të Kushtetutës, në pikën 4 të saj. Konkretisht në të thuhet: “Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”.

Rasti i tretë ka të bëjë me mocionin e besimit të qeverisë të paraqitur nga vetë Kryeministri, i sanksionuar në Kushtetutë në nenin 104, pika 2. Kur mocioni votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, është Kryeministri ai që i kërkon Presidentit ta shpërndajë Kuvendin. “Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105”, – thuhet në ligjin themeltar të vendit.

Lexo edhe :  “K’cimi i Tropojës” në UNESCO/Rama: Trashëgimi që ishte braktisur nën pluhurin e harresës

Interpretim numrash

Kushtetuta e Shqipërisë nuk përfshin në asnjë pikë tjetër shpërndarjen e Parlamentit dhe kjo është dilema më e madhe se ku mund të bazohet kreu i shtetit në nismën e mundshme për shpërndarjen e Parlamentit. Zërat pranë Presidentit shprehen se pika ku mund të mbahet është për sa i përket numrit të deputetëve.

Në Parlamentin aktual janë 122 deputetë, ndërsa në Kushtetutë përcaktohet: “Parlamenti ka 140 deputetë”. Pikërisht këtë klauzolë po e interpretojnë juristë pranë kreut të shtetit, por duke u bazuar vetëm në këtë paragraf, shumë konstitucionalistë mendojnë se përcaktimet e tri rasteve të implementuara në Kushtetutë u japin përgjigje shteruese dyshimeve nëse kreu i shtetit mund ta shpërndajë Parlamentin. Nëse ndërmerret një hap i tillë, atëherë sërish do të duhet të japë verdiktin Gjykata Kushtetuese e cila nuk ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çështje dhe për aq kohë sa ajo është në pamundësi vendimi, dekreti i kreut të shtetit edhe nëse shpërndan Parlamentin mbetet përkohësisht nul.

Politikë dhe Kushtetutë

Nëse nismat e kreut të shtetit do të shkojnë në vendimin ekstrem për shpërndarjen e Parlamentit, opozita do të ketë një arsye më shumë për të nxitur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Deri më tani kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë disi i përmbajtur në deklarata të forta, duke ndjekur rrugën e një “fushate” të butë, në takime me qytetarët apo edhe disi aktiv në rrjetet sociale.

Frenimi i opozitës ndikohet jo vetëm nga ulja e tonëve, por edhe “ulja në tavolinë” në lidhje me çështjen e reformës zgjedhore, ku bashkë me mazhorancën parlamentare po punohet për ndryshimet e nevojshme për reformën zgjedhore. Megjithatë, Basha u prit dy ditë më parë nga Presidenti dhe pas daljes nga takimi lideri i opozitës u shpreh se ishte njohur me fakte dhe prova tronditëse nga kreu i shtetit në lidhje me veprimtarinë e mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ky është grusht i pastër shteti, siç e quan edhe Presidenti, vërtet nuk bëhet me ushtri e me tanke, por me shërbëtorë të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë”, – tha Basha, i cili përsëriti më shumë qëndrimet e kreut të shtetit sesa ato personale. Më tej, Basha u shpreh se ishte diskutuar edhe për hapa të tjerë të mazhorancës në shkelje të Kushtetutës për të favorizuar krimin dhe kriminelët. “Kemi një papajtueshmëri të plotë me këtë dhe do të marrim çdo vendim si opozitë duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, çdokush është i rrezikuar kur bien garancitë kushtetuese”, – deklaroi kryetari i PD-së.

Të fundit

Reforma e ‘derregullimit’ për fshatin është një nevojë urgjente

Mero Baze Kuvendi i Shqipërisë sot u përfshi në një debat pasi shumica propozoi faljen e gjobave për ndërtimet pa...

Xhensila flet për divorcin e prindërve: Ime më u plagos me shtatë thika para syve të mi

Divorci nuk është i lehtë për askënd, por për Xhensilën ka qenë edhe më i vështirë me dy fëmijët e vegjël, tek të cilët,...

Aksidentohet gazetarja e njohur në Dibër (Zbardhen detajet)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Mësohet se gazetarja Ledjona Xheladinaj ëshë aksidentuar me motomjet. Si pasojë e aksidentit ka pësuar frakturë...

“Është radha jonë për të fituar”/ Berisha: Rama do rrëzohet bashkë me Perandorinë e Soros

Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, duke folur për dekretin e Presidentit që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 11 maj, tha...

‘Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet’/Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra

Juristi Kreshnik Spahiu, në "Frontline", kritikoi ashpër parlamentin e sotëm, duke e cilësuar si më banal në historinë politike të Shqipërisë që prej vitit...

Lajme të tjera

Web TV