Tragjedia e Gjilanit/ Policja i çoi tezes 12 mijë euro një ditë para masakrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valdete Bllaca, efektivja që vrau gjithë familjen dhe më pas veten, dyshohet se vodhi pistoletën e vet te stacioni policor i Deçanit. Mendohet se paratë i çoi te motra e nënës për funeralet! 

 Nga Nikoleta Kovaçi/

Gjithë Kosova prej dy ditësh është mbërthyer në ankthin e një ngjarjeje vërtetë makabre, ku një efektive policie thuhet se iu mori jetën familjarëve të vet. Më pas ajo ka vrarë edhe veten. Ka dyshime se mes akteve ka ekzistuar një kohë prej afro tri orësh, që askush nuk ka ndërhyrë në banesën e masakrës ndërsa efektivja e policisë ka qëndruar me viktimat e saj brenda banesës.

Policia dhe prokuroria e kanë të qartë dhe të parevokueshëm faktin se vrasje i ka bërë Valdetja, ndërkohë që paraditen e djeshme u fol gjatë për problemet që kishte edhe vëllai i madh. Dyshohet se Valdetja dhe ai kishte thuajse të njëjtat simptoma të sëmundjes së shëndetit mendor! Por policia e Kosovës nuk është shprehur në lidhje me problemet që ka shfaqur efektivja, ndërkohë që vëllai i madh nuk ishte i angazhuar në ndonjë punë zyrtare e për pasojë edhe nuk ka patur ndonjë njohje të jashtme për çështjen e problemeve depresive.

Prokuroria e Gjilanit ka marrë në duart hetimet dhe mësohet se ka thënë se bëhet fjalë për një vrasje në dukje të paramenduar nga ana e autores. Por ende nuk janë marrë dëshmitë e familjarëve të afërt për të shkuar tek e vërteta. Gjithçka që është thënë përgjatë gjithë ditës së djeshme mbi ngjarjen është se punonjësja e policisë nuk ishte në gjendje të mirë mentale e për pasojë ajo nuk ishte më as efektive në radhët e Policisë por kishte kaluar në sektorin civil. Kështu Valdete Bllaca dyshohet se iu ka marrë jetën nënës Hanifen, të atit Zeqirin dhe dy vëllezërve Blerimit dhe Fisnikut!

Vrasja sipas policisë  

Referuar të dhënave të pakta që vijnë nga mediet e Kosovës bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës. Valdetja, mendohet të ketë shkuar në shtëpi pasi ka rrëmbyer në raftin e stacionit policor të Deçanit armën e vet, të cilën sipas të dhënave jo zyrtare policia ia kishte bllokuar para pak javësh pikërisht për këtë fakt. Pasi ka hyrë në shtëpi, mësohet se të parët ka qëlluar dy prindërit në kuzhinë, ndërsa djemtë kanë qenë në gjumë.

Më pas sapo ata kanë dalë nga dhomat e gjumit për të parë se ç`po ndodhte ka qëlluar edhe mbi ta, ku sipas të dhënave, Fisniku, vëllai i vogël është qëlluar duke u ngritur nga shtrati. Dhe pasi ka qëlluar mbi ta ajo ka qëndruar aty mësohet për rreth tri orë, paçka se është e habitshme se si nuk janë dëgjuar krismat jashtë. Pak para se ajo të kryente vetëvrasjen, bëhet me dije, ndonëse nuk janë të dhëna zyrtare, se në shtëpinë e Zeqir Bllacës ka shkuar tezja e Valdetes e cila ka dashur të bëjë një vizitë. Por në derën e jashtme të shtëpisë ajo është përballur me mbesën e cila i ka thënë se prindërit nuk ishin në banesë.

Lexo edhe :  “20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Tezja, duke e parë jo mirë, është kthyer për të ikur në banesën e vet, ndërkohë që mendohet se një ditë më parë, Valdetja i kishte lënë 12 mijë euro dhe i kishte thënë të ia mbante ajo në shtëpi. Madje ka dyshime, nga bisedat që kanë bërë familjarët e viktimave që tezja të ketë thënë se Valdetja i ka bërë edhe bisedë varrimi, por këto do të jenë detaje që do t`i verifikojë hetimi vendas pasi të merren dëshmitë. Kur tezja është larguar, policja është kthyer në brenda, ka mbyllur derën dhe ka qëlluar mbi veten. Atëherë ngjarja është zbuluar pasi janë dëgjuar krismat!

Dyshimet se Valdetja kishte probleme me depresionin!

Sipas të dhënave të para që vijnë nga hetimi lokal saktësohet se gruaja 45-vjeçare kishte qëndruar disa orë mes kufomave të njerëzve të vet të vrarë dhe më pas kishe kryer edhe aktin e vetëvrasjes. Arma me të cilën u krye krimi mendohet të jetë zyrtare dhe madje bëhet me dije se ishte konfiskuar në muajin korrik të vitit 2019, kur ajo ishte transferuar për të kryer punë si staf civil.

Mirëpo, dyshohet se gjatë ditës së premte, arma ishte tërhequr nga stacioni policor në Deçan, pasi të dhënat tregojnë se në rastin e kontrollit shtëpiak në dhomën e saj, nën divan, është gjetur një kopje e çelësit të kasafortës së policisë! Po ashtu mësohet se autorja i ka vrarë të gjithë me nga dy plumba ndërsa plumbin e fundit e ka përdorur për veten e vet. Prokuroria thotë se plumbat kanë dalë vetëm nga një armë dhe konkretisht nga arma që mbante në dorë viktima, ish-oficere policie.

Nga të dhënat mësohet se gruaja kishte pak kohë që ishte hequr nga radhët e policisë, konkretisht për shkak se nuk ishte në gjendje të mirë. Po ashtu të njëjtat probleme thuhet se ka patur edhe vëllai i madh, madje as sa u pretendua se vrasjet e para t`i kishte bërë Blerimi dhe në momentin që Valdetja është përballur me viktimat në shtëpi, atëherë ka gjuajtur mbi të vëllanë dhe veten.

Por janë të dhëna të ndryshme që dalin pas një ngjarjeje të rëndë ku askush nuk e di të vërtetën përveç se kur të mblidhen dhe shqyrtohen të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me familjen Bllaca, që, që nga e marta nuk jetojnë më!

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV