VIDEO/Ilir Metës nuk i binden as njerëzit e tij. Presidenti i kërkon të betohet, këshilltari spërdridhet me përgjigjen

Ilir Meta
Ilir Meta

Ilir Meta paraqiti sot përmes këshilltarit të tij, Bledar Dervishi fakte të reja, siç i i cilësoi ai, kundër kreut të KED, Ardian Dvorani.

Sipas Bledar Dervishit, Qendra e Botimeve me urdhër të Këshilltarët të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ka botuar në fleton zyrtare në 9 shtator 2019, dekretin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese të gjyqtares, Arta Vorpsi, edhe pse ishte ditë pushimi.

Ai shpjegoi se këto vendime publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe jo në fletoren zyrtare, pasi ligji e ndalon në mënyrë kategorike.

Pas shpjegimit të  Dervishit për shkeljen e ligjit nga ana e Dvoranit, Ilir Meta iu afrua te podiumi dhe i kërkoi të betohet përpara shqiptarëve për ato që kishte deklaruar pak më lart.

Por, ky i fundit është spërdredhur me përgjigjen e tij, duke mos iu bindur shefit të tij, që të betohet. Ndërkohë që presidenti pret që t’i bindet populli shqiptar më 2 mars për të shpërndarë Kuvendin.

Meta: Si president i Republikës po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut, pa pagesë dhe pa shpërblim.

E nxora z. Dervishi se mund të nxirrja edhe kolegë të tjerë, po z. Dervishi ka qenë në çdo mbledhje të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, nga e para dhe deri tek e fundit. Betohu para popullit shqiptar që po thua të vërtetën.

Bledar Dervishi: Edhe po të mos betohem unë i ka nxjerrë Dvorani të gjitha procesverbalet e mbledhjeve. Aty kemi qenë 100 për qind.

Ilir Meta: A ka ndonjë anëtar KED-je që mund të thotë se është mbledhur për të marrë një vendim të tillë.

Bledar Dervishi: Nuk besoj të ketë sepse anëtarët e KED-së e kanë mbyllur mbledhjen e tyre në datë 7.11.2019.

Lexo edhe :  Shqipëria dërgon në BE dokumentacionin për kapitullin “Bashkimi Doganor”

Ilir Meta: Unë i tolerova të gjithë shkeljet, sepse duhet të ishin 12 kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese, jo 6 për 4. Po Presidenti i toleroi të gjitha këto, aman të plotësojmë të gjitha kushtet e Bundestagut dhe të BE-së./Fjala.al/