Aksioni i RENEA dhe FNSH në Elbasan, shoqërohen njerëz që luajnë lloto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një natë më parë u bë me dije se dy strukturat elitë të policisë së shtetit kanë mbërritur në Elbasan dhe kanë nisur kontrollet. Po kaq, nuk u fol më gjatë. Mëngjesin e sotëm mohet edhe arsyeja e vizitës së bluve në qytetin e atentateve të bujshme dhe mësohet se ka të bëje me lojërat e fatit.

Paska ende lokale që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm dhe policia është vendosur aty prej orësh për të bërë goditjet e këtij aktiviteti.

Sipas të dhënave paraprake dhjetëra persona janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit, gjatë natës së fundit, në një aksion të befasishëm të uniformave blu. Burime jo zyrtare raportuan se personat e shoqëruar janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur lloto gjatë viteve të fundit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm, efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe pamje filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku dyshohet se kohë pas kohe në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar edhe aparatet e celularëve të disa personave për të parë nëse kanë luajtur lojëra fati përmes telefonit.

Ndërkohë, kontrollet e policisë vazhdojnë të jenë intensive në të gjitha akset rrugore, ku kontrollohen pothuajse të gjitha automjetet. Nuk ka konfirmime zyrtare, nëse ka të arrestuar gjatë këtij operacioni apo jo por bëhet me dije se këto kontrolle do vijojnë në të gjithë vendin. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Lajme të tjera

Web TV