Aksioni ndaj llotove, pranga Gramoz Muratajt, i dënuar për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gramoz Murataj është personi i arrestuar nga policia në Tiranë për çështjet e lojërave të fatit. Ai mësohet se përdorte tri biznese vetëm për këtë aktivitet ndërkohë nuk dihet se përse është verifikuar kaq vonë ndërsa kishte ushtruar këtë biznes para se policia të niste operacionin para dy vitesh.

Ndonëse policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra, mësohet se përveç Muratajt është arrestuar edhe Elvis Mulaj. Ky i fundit ushtronte aktivitet në qytetin Studenti dhe mësohet se është vëllai i Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Familja Mulaj u bënë të njohur pasi vëllait të tyre po në këtë qytet, iu vu tritol në banesë.

Policia e Shtetit mësohet se ka shoqëruar mbi 200 persona në të gjithë vendin në një operacion që ka zgjatur më shumë se 10 orë. Ata kanë sekuestruar një sërë materialesh komprometuese ndërkohë që në Tiranë Muratajt dhe Mulajt iu sekuestruan edhe disa mjete që përdoreshin enkas për të kryer këtë aktivitet.

Gramoz Murataj është një emër i njohur i botës së krimit sipas policisë. Ai rezulton i dënuar në Itali për trafik droge ndërkohë që në vendin tonë ushtronte aktivitet biznesi prej shumë vitesh.  n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Lajme të tjera

Web TV