Anija ishte penalizuar disa herë, por solli sërish mbetje të rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trageti i cili solli mbetje të rrezikshme nga Italia në Shqipëri është penalizuar disa herë, por ia ka hedhur paq, pa asnjë ndëshkim derisa u kap dje në portin e Vlorës me ngarkesën me mbetje toksike.

Kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve shqiptare. Këtë fakt e pranon vetë Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila ka bllokuar anijen.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu, deklaroi se është ngritur një grup pune për të bërë një analizë të gjithë situatës. Sipas Ndreut, nga inspektimi i kryer rezulton se mallrat e anijes “S.T. Damian”, në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, ndërsa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare thekson gjithashtu se anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra-ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj, sa i takon mënyrës së operimit dhe thyerjes së rregullave dhe urdhrave në ujërat territorial të Republikës së Shqipërisë.

Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj (Panama) dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, shpjegoi drejtori Ndreu.

Lexo edhe :  Beteja e të vegjëlve - Shehaj fitoi në Tiranë, Lapaj fitoi në Shqipëri

Një ditë më parë  në Portin e Vlorës u ndalua një anije e linjës Brindisi-Vlorë. Ajo transportonte një sasi lëndësh të rrezikshme, e cila bë shkak edhe për arrestimin e 6 personave, midis tyre drejtuesit të anijes dhe zëvendësit të tij.

Të fundit

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Gjendet eksploziv pranë “Velierës” në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Lajme të tjera

Web TV