Denoncimi i Zhupës për bashkinë e Tiranës: 450 mln lekë tendera ndahen midis shokëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar disa lidhje brenda bashkisë së Tiranës që, sipas saj, i kanë mundësuar kompanisë “SON Engineering & Construction” të përfitojë 450 milionë lekë tendera.

Kompania administrohet nga Erind Bejlerin dhe Zhupa deklaron se ky person është mik i ngushtë me Ditjon Babocin, drejtor në bashkinë e Tiranës dhe krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj. Baboci është edhe dhëndri i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por Bejleri, vijon denoncimi i Zhupës, është mik edhe me Endri Fugën, këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Zëdhënësja e PD-së ka publikuar edhe foto që tregojnë miqësinë e përbashkët midis këtyre personave.

Reagimi i plotë

Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqerore! 450 milion leke tendera per shokun e ngushte te drejtorit te Veliajt, krahut te djathte te tij, Ditjon Baboci (dhendri i Fatmir Xhafes)!

Mjafton shoqeria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesine me rrethin shoqeror te Veliajt. Nje denoncim i tille u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf.

Kjo kompani qe denoncojne qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë!

Mjafton nje hulumtim i thjeshte ne rrjetet sociale per te kuptuar qe grupi shoqeror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fuges (drejtor i Rames dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanise) nuk eshte i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i perket nje rrethi shoqeror qe frekuenton edhe Veliaj vete.

Lexo edhe :  Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Pyetjet qe Veliaj duhet te pergjigjet para qytetareve te Tiranes jane:

  1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tend dhe rrethin tend shoqeror ne marrjen e tenderave te Bashkise Tirane?
  2. Pse tenderat qe fiton Bejleri duken qarte me konkurence fiktive? A kane qene ato te paracaktuara?
  3. A ndan pjese te shumes se tenderave me drejtorin tend apo me ty?

Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV