Gjuzi: Meta s’ka shans të shpërndajë Kuvendin, do votoj shkarkimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi deklaroi se do të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

“Vota ime është shkarkimi i Ilir Metës nëse ai nuk jep dorëheqjen. Dorëheqja e tij jep mundësi që ai të drejtojë vetë atë parti që e ka krijuar”, tha Gjuzi.

Deputeti i opozitës së re tha se Meta nuk ka asnjë shans që të shpërndajë parlamentin. Ai deklaroi se presidenti Meta duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës.

“Duhet të shikojë punën e vet atje në presidencë. Rama këtu e ka atë frikën. Unë jam nga kundërshtarët e hershëm të Ramës. Opozita ishte në parlament.

5 milionë shqiptarë kanë sytë aty. Rama është inteligjent. Njeh disa gjuhë të huaja. Lulzim Basha ka ikur. Me këtë Lulzim Bashën ai ndërron letra qeverie“, tha Gjuzi në studion e emisionit Repolitix.

Të fundit

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara,...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Lajme të tjera

Web TV