“Nga prindër të dorëzuar nuk mund të lindin studentë të revoltuar!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elona Caslli

Mbrëmja e djeshme, e cila përkonte me ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, do të na përballte me një student të revoltuar përballë kryeministrit të vendit.

Duke qenë se për arsye të caktuara, m’u desh të isha e pranishme në këtë mbrëmje, e quaj të nevojshme të shkruaj dy fjalë.

Pata mundësinë të lexoja qëndrime të ndryshme mbi ngjarjen e djeshme. Pjesa dërrmuese e mendimeve, gjykonin studentët e tjerë, që nuk iu bashkuan revoltës që u ngrit nga studenti që u nxorr jashtë.

Së pari, isha ulur krejt larg studentit të revoltuar dhe nuk mund ta dëgjoja kthjellët përmbajtjen e revoltës së tij. Më vonë, lexova se revolta e tij ishte përqëndruar tek fakti se shumë studentëve që diplomoheshin u duhet ta përdorin diplomën si biletë arratisjeje drejt një vendi tjetër.

Revolta e studentit përmban në thelb të vërtetën tragjike të kombit shqiptar.

Në këtë vend, kur thua të vërtetën, ndodhin veçse dy gjëra; ose të dëbojnë ose të etiketojnë si të sëmurë mendor ose njeri me probleme.

Le të rikthemi tek thelbi i këtij shkrimi: Pse nuk iu bashkuan revoltës studentët e tjerë?- ishte pyetja që u shtrua mbrëmë.

Sipas mendimit tim, për të cilin jam krejt e vetëdijshme, që ka kufijtë përkatës në përmbajtje dhe cilësi, pyetja duhet të shtrohet tjetërkund: – Pse nuk iu bashkuan revoltës prindërit që ishin në sallë?!

Hamendësoj që mbrëmja e diplomimit të fëmijës, për çdo prind është një mbrëmje krejt e veçantë, pasi aty përmbushet jo veçse përkushtimi i fëmijës, por edhe përkushtimi i tij si prind. Një prind duhet të ndihet krenar në këtë mbrëmje, pasi ia ka dale mbanë, që t’i dhurojë shoqërisë një specialist në një fushë të caktuar. Pra, detyra e tij si prind është përmbushur.

Lexo edhe :  Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Nëse dikur një prind shqiptonte fjalinë: E nxorra fëmijën tim në jetë, në ditët e sotme kjo fjali është zëvendësuar me fjalinë- E nxorra fëmijën tim në Gjermani.

Sepse jeta projektohet gjithkund, veçse në Shqipëri jo dhe sikundër do të shprehej me të drejtë studenti i revoltuar: “Diploma është veçse një biletë arratisjeje për në Gjermani.”.

Prindërit që ishin dje në mbrëmjen e diplomimit heshtën. Heshtën sepse po mbështesin me vullnet të plotë arratisjen e bijve të tyre.

Mjafton vetëm një fakt për të kuptuar situatën- Pjesa dërrmuese e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, janë në kursin e gjuhës gjermane. Ky kurs mbështetet financiarisht nga prindërit e tyre. Gjuha gjermane bashkë me diplomën përbëjnë biletën e arratisjes.

Revolta e mirëfilltë duhet të lindë nga prindërit, por për fatin tonë të keq, prindërit janë të dorëzuar.

Të dorëzuar pasi ky vend u duket krejt i pashpresë dhe janë gati të ndahen nga fëmijët e tyre, vetëm që këta të fundit mos ta ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend.

Ndonëse Kryeministri orvatet të na e servirë shpopullimin e vendit , thjesht si dëshirë e individit për të jetuar diku gjetkë, dihet fare mirë, që arratisja nga ky vend, vjen nga mungesa e shpresës dhe sigurisë brenda tij.

Ndaj, nuk u çudita aspak, që ai student i revoltuar u gjend krejt i vetëm dhe u mbështet veçse nga duartrokitjet e shokëve të tij.

Nuk mund të revoltohen ata që kanë prerë biletën e arratisjes sikundër as nuk mund të gjykohen!

Kush janë dy aktivistët që protestuan kundër Ramës: Plaku ka kapur pushtetet

Të fundit

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV