Policia iu shpall luftë llotove me telefon, rreth 200 të shoqëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç shoqërimeve të panumërta që ka bërë policia në të gjithë vendin mësohet se janë sekuestruar me dhjetëra aparate celularësh të personave të rastësishëm që janë gjendur nëpër kafenë duke parë ndeshjet mbrëmjen e djeshme! Ata dyshohet se ishin duke luajtur lloto live ndërkohë shihnin ndeshjet.

Kështu operacioni kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, përveç Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit, Fierit dhe Shkodrës është zhvilluar edhe në Korçë, Pogradec dhe qytete të tjera. Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të Krimeve të Rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik zhvilluan mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të ditës së sotme një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe, ku janë lëshuar disa urdhër ndalime.

Sipas të dhënave numri më i madh i të shoqëruarve është në Elbasan. Janë mbi 100 persona të cilët dyshohet se mbanin lokale për këtë aktivitet. Po ashtu edhe në rrethe të tjera është ndërhyrë duke përfshirë edhe Tiranën.

Ditën e djeshme në fakt ka patur edhe ndeshje interesante të Europa League dhe me sa duket policia ka gjetur kohën e përshtatshme. Shumë prej të shoqëruarve në fakt janë persona që janë gjendur nëpër lokale duke parë ndeshjet që janë luajtur në dy orare. Megjithatë flitet për disa urdhër-arreste që lidhen me emra pronarësh dhe administratorësh, por ende nuk është bërë me dije se cilët janë ata që do të vihen në pranga.n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori: E ka bërë nga frika

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga...

Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po...

“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish. Burime zyrtare bëjnë të...

Bido mesazh Berishës: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? (VIDEO)

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me...

Si u kthye Berisha në një Dule dhe PD në një PBDNJ

Nga Ylli Pata Kujdesi i Dora Bakojanis dhe lobit të saj familjar që drejton sot Demokracinë e re për të llastuar Sali Berishën, kërcet më...

Lajme të tjera

Web TV