Rindërtimi/ Rama: Do marrim punëtorë nga kontinentet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit. Gjatë komunikimit me ndërtues dhe banorë, Ramës iu bë me dije se po haset në vështirësi në gjetjen e punëtorëve që do të punojnë në këtë proces.

Por kryeministri është i qartë në zgjedhjen e tij: “Vendet e punës që do të hapen në ndërtim janë pafund, në kuptimin e nevojës. Atë që e kapa aty thoshte jemi jurista. Do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe ata të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë.”

Muajt e fundit është vënë re një largim i madh i të rinjve nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Shkak janë pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës që ekzistojnë në Shqipëri.

Sipas Eurostat, në pesë vitet e fundit rroga minimale në Shqipëri është rritur me vetëm 3 euro.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV